VIDEO/ Andres Inesta nuk e ka humbur klasin, shihni spektaklin që ka dhuruar mesfushori

VIDEO/ Andres Inesta nuk e ka humbur klasin, shihni spektaklin që ka dhuruar mesfushori

13:38, 23/02/2020

Vitet kalojnë, por klasi vazhdon të mbetet. Andres Inesta ka dhuruar spektakël në ndeshjen që Vittsel Kobe zhvilloi ndaj Yokohamas në kampionatin japonez.

Ish-mesfushori I Barcelonës mori një top në të majtë të zonës kundërshtare dhe vallzoi me të mes disa kundërshtarëve, që e kishin të pamundur t’ia rrëmbenin sferën nga këmbët.

Në fund Iniesta shërben për shokët e tij, por këta të fundit nuk e shfrytëzojnë në mënyrën e duhur atë asist perfekt të katalanasit.

Iniesta te Barcelona ka bërë historinë, duke formuar një treshe të jashtëzakonshme me Mesin dhe Xavin. Ata bashkë kanë bërë epokë në historinë e blaugranëve, duke fituar çdo gjë që i doli para dhe ç’është më e veçanta ishin aktorët kryesorë të një prej versioneve më të bukur të futbollit që është parë ndonjëherë, Tiki-Takas.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco