U dëmtua në ndeshjen me Levanten, ja sa do mungojë Eden Hazard

U dëmtua në ndeshjen me Levanten, ja sa do mungojë Eden Hazard

13:18, 23/02/2020

Mbrëmja e djeshme ka qenë e keqe për Realin e Madridit, ku përveç se u mposht 1-0 nga Levatne që i solli dhe humbjen e kreut të renditjes u përball dhe me dëmtimin e Eden Hazard. Belgu sapo ishte kthyer nga një dëmtim që e la jashtë për disa muaj.

Hazard u pa të mbante akull në këmbë dhe të gjithë sot po prisnin lajme në lidhje me shkallën e dëmtimit.

Dhe Reali sapo i kanë dhënë. "Pas testeve të sotme, stafi mjekësor i Real Madridit ka diagnostikuar një çarje në fibulën e djathtë të lojtarit tonë Eden Hazard”.

Kështu  belgu do të mungojë për rreth 2 muaj, duke humbur sfidën me Manchester Cityn dhe “El Clasicon” ndaj Barcelonës.  

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco