Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Koronavirusi/ Shtyhet edhe Inter-Sampdoria, anulohen tre ndeshje

Koronavirusi/ Shtyhet edhe Inter-Sampdoria, anulohen tre ndeshje

08:52, 23/02/2020

Ministria italiane e Sportit ka njoftuar vendosmërinë për të ndaluar të gjitha aktivitetet sportive të planifikuara për sot në rajonet Veneto dhe Lombardi.

Në Serinë A janë shtyrë ndeshjet Atalanta-Sassuolo, Verona-Cagliari dhe përballja e së dielës e planifikuar në San Siro midis Interit dhe Sampdorias.

Në një letër dërguar presidentit të CONI-t, Giovanni Malagò, i kërkohet numrit një të sportit italian “të përçojë vendimin në të gjitha organet sportive kompetente të ftesës së qeverisë për të pezulluar të gjitha ngjarjet sportive të të gjitha niveleve dhe disiplinave të parashikuara në rajonet e Lombardisë dhe Venetos për të dielën 23 shkurt 2020”.

“Qeveria po përgatitet të nxjerrë masa urgjente për të trajtuar dhe përmbajtur rastet e infektimit nga koronavirusi, – thuhet në letrën drejtuar Malagòs. – Këto masa përfshijnë gjithashtu botën e sportit për nevojën për të parandaluar rreziqet dhe për të mbrojtur më mirë shëndetin e të gjithë atyre që, në kapacitete të ndryshme, marrin pjesë në ngjarje dhe gara”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco