Premierligë/ Manchester City ‘hipotekon’ vendin e dytë në duelin me Leicester

Premierligë/ Manchester City ‘hipotekon’ vendin e dytë në duelin me Leicester

20:57, 22/02/2020

Manchester City arrin të marrë maksimumin e pikëve në transfertë ndaj Leicester City-t vetëm pak ditë pas vendimit që UEFA-s që i përjashton Citizens nga pjesëmarrja në Kupat e Europës për dy sezonet e ardhshme.

Në “King Power Stadium” mjaftoi goli i Gabriel Jesus në minutën e 80-të për të përcaktuar fituesin, në një duel që kishte rëndësi të veçantë për vendin e dytë në Premier League.

“Dhelprat” shpresonin në një sukses të mundshëm, që do ta ngushtonte në vetëm një pikë diferencën me ekipin e Guardiolës, por tashmë me një hendek prej 7 pikësh bëhet shumë e vështirë për Leicesterin për ta parakaluar rivalin.

Duhet theksuar se në minutën e 62-të Sergio Aguero humbi një 11-metërsh, ndërsa goli i Gabriel Jesus u konfirmua vetëm pasi u panë pamjet nëpërmjet sistemit VAR, pasi dyshohej për pozicion jashtë loje.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco