Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Sormani: Nuk e menaxhuam si duhet ndeshjen, u treguam naivë

Sormani: Nuk e menaxhuam si duhet ndeshjen, u treguam naivë

19:38, 22/02/2020

Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, ka folur pas barazimit 2-2 të Partizanit ndaj Bylisit.

Ai është shprehur për “Supersport” se nuk komenton vendimet e arbitrave dhe ka pakënaqësi nga mënyra si u menaxhua loja.

E nisët shumë mirë ndeshjen dhe nuk fituat...

E vështirë të thuhet se kemi bërë një fillim shumë të mirë. Pastaj në ndeshje ishin dy episode në aspektin fizik, se ishte dëmtimi i Trashit. Ishim me një më pak e nuk e kuptonim sa e rëndë ishte situata, a duhej ndërruar apo jo. U treguam naivë në golin e parë, se nuk duhet të ndodhte. Ndeshja u menaxhua, e kishim në dorë dhe e humbëm në minutën e fundit.

Nervoz në fushë...

Nuk isha shumë i kënaqur me mënyrën si menaxhohet loja dhe kundërsulmet. Jam pjesërisht i pakënaqur, edhe me episodin e Çinarit.

Goli anuluar i Braun...

Unë si gjithmonë nuk komentoj, i kërkova shpjegim arbitrit të katërt më tha që kishte kontakt me dorë. I qëndroj asaj që më tha gjyqtari që ishte një faull me dorë”. Goli “fantazmë”? “Unë nuk e komentoj as këtë rast.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco