Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

VIDEO/ Nga 2-0 në 2-2, Partizani shokohet në ‘Air Albania’ nga Bylisi

VIDEO/ Nga 2-0 në 2-2, Partizani shokohet në ‘Air Albania’ nga Bylisi

19:02, 22/02/2020

Në “Air Albania Stadium” u luajt ndeshja e javës së 23-të e Kategorisë Superiore mes Partizanit dhe Bylisit, shkruan Syri.net.

Të kuqtë gabojnë rëndë, duke humbur 2 pikë në shtëpi, pasi udhëhiqnin 2-0, por mallakastriotët barazuan në fund 2-2.

Kampionët në fuqi kaluan mjaft shpejt në avantazh, që në minutën e 4-t.

Portieri i Bylisit, Isi Hidi gabon duke i dhuruar topin William Mello Cordero, i cili me portën bosh e dërgon topin në rrjetë.

Ndërsa në minutën e 19-të, Çinari realizoi golin e dytë, duke i dhënë disi qetësi kampionëve.

Por miqtë nuk dorëzohen dhe në minutën e 30-të shkurtojnë diferencën e golave me Ntephe.

Në pjesën e dytë, 3 minuta para fundit, Guindo me kokë barazon 2-2, duke shkaktuar surprizën e madhe në ‘Air Albania Stadium’.

Me këtë barazim, Partizani mbetet 6 pikë pas Tiranës kryesuese dhe 4 pas Kukësit, ndërsa Bylisi në vend të 6-të me 34 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco