Tirana reagon për stolat e thyer në ‘Air Albania’ nga tifozët e saj në ndeshjen me Kukësin

Tirana reagon për stolat e thyer në ‘Air Albania’ nga tifozët e saj në ndeshjen me Kukësin

16:24, 22/02/2020

Federata Shqiptare e Futbollit doli me një deklaratë ditën e sotme, për sa i përket dëmeve të shkaktuara në stadiumin “Air Albania” ditën e djeshme mes Kukësit dhe Tiranës.

Gjithsej në stadium ishin thyer rreth 164 stola, ku 145 nga ata, i kishin thyer tifozët e Tiranës, diçka për të cilën tani klubi bardheblu pritet të marrë edhe një dënim.

Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i klubit të Tiranës, të cilët nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, thonë se klubi dënon ashpër aktet vandale të disa tifozëve në ndeshjen e djeshme.

Klubi bardheblu shkruan se ata mbështesin nismën ligjore të FSHF për të denoncuar në Policinë e Tiranës individët që kanë dëmtuar stadiumin.

Reagimi i klubit të Tiranës

“Klubi i Futbollit Tirana dënon ashpër aktet vandale të disa individëve mes tifozëve të Tiranës që kanë dëmtuar dje një numër të madh stolash në stadiumin “Air Albania”.

Tifozeria bardheblu është pa diskutim një nga asetet më të çmuara që kryeqyteti ka, por të tilla akte dëmtojnë imazhin, klubin, impiantin modern ku po punojmë që futbolli të jetë një festë dhe çdo ditë e më tepër familjarë.

KF Tirana mbështet nismën ligjore të Federatës Shqiptare të Futbollit, për të denoncuar pranë Policisë së Tiranës individët që kanë dëmtuar stadiumin. Materialet filmike do të dënojnë personat përgjegjës për këto shfaqje të shëmtuara, të cilat nuk kanë ndodhur dje për herë të parë, por në të gjitha ndeshjet e fundit në “Air Albania”.

Ftojmë të gjithë tifozët bardheblu ti bashkohen kësaj nisme që i shërben qytetarisë dhe futbollit. Jo vetëm në “Air Albania” por në çdo stadium, aktet vandale nga individë të caktuar nuk meritojne të jenë pjesë e tifozerisë së mrekullueshme bardheblu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco