Jurgen Klopp në pak vite arriti të ndryshonte krejtësisht lojën e skuadrës së Liverpool, madje sjellë në “Anfiel Road” edhe Ligën e Kampioneve.
Gjermani së fundmi ka dhënë një intervistë për “Sky Sport”, ku ka zbuluar edhe se si është ndjerë në momentin e parë që ka mësuar se “të kuqtë” interesoheshin për ta marrë atë si trajner.
“Kur dëgjova agjentin tim që më tha se Liverpooli është i interesuar për mua mendova me vete: ‘O Zot’. Ishte sikur pashë për herë të parë gruan time. E ndjeva Liverpoolin që në momentin e parë”, shprehet Klopp.
Objektiv i Klopp për këtë sezon është të fitojë Premierligen me “të kuqtë”, trofe që i mungon prej 30 viteve dhe duket se këtë sezon do të marrë fund gjithçka pasi janë mbi 20 pikë larg vendit të dytë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: