VIDEO/ Nuk është vetëm Braithwaite, ja lojtarët që kanë dështuar gjatë prezantimit me klubin e ri

VIDEO/ Nuk është vetëm Braithwaite, ja lojtarët që kanë dështuar gjatë prezantimit me klubin e ri

12:20, 22/02/2020

Martin Braithwaite nuk ishte lojtari i vetëm që ka patur një prezantim të keq me klubin e ri.

Futbollisti danez gjatë prezantimit që bëri në Camp Nou u përpoq të bënte disa stile me top, por që nuk i funksionoi.

Kaq mjaftoi që videoja e tij të bënte xhiron në rrjetet sociale. Mirëpo lojtari i Barcelonës nuk është i vetmi që dita e prezantimit në klubin e ri i është kthyer në makth.

Ka patur dhe shumë lojtarë të tjerë që e kanë përjetuar këtë momente dhe në më poshtë do t’iu sjellim disa prej tyre.

Marcelo Sosa

Gjatë prezantimit të Uruguaianit si një lojtar i Atletico Madrid në Estadio Vicente Calderon në 2004, ai ra mbrapsht ndërsa bënte disa xhonglime me top.

Marco Perez

Perez nuk mbahet mend për golat e shënuar tek skuadra e Real Zaragosas, por për rrëzim që bëri gjatë prezantimit. Teksa po bënte disa stile me top, ai shkeli topin dhe u rrëzua në fushë.

 
Mariano Ferreira

Braziliani arriti në Sevilla me "një ambicie të mëdha", por, dita e prezantimit të tij ishte një makth i vërtet pasi ai nuk munde dot të bënte xhonglime.


 
Ousmane Dembele

Prezantimi i francezit mbahet mend për xhonglimet dhe truket e tij të dështuara në fushën e “Camp Nout”.


 
 
Vinicius Junior

Vinicius është një magjistar me top, nuk ka dyshim për këtë. Megjithatë, në prezantimin e tij te Real Madridit, emocionet e tepërta bënë që ai të mos kontrollonte dot asnjë top.

Royston Drenthe

Në të vërtetë nuk ishte dita e Holandezit në prezantimin e tij si një lojtar i Real Madrid në Bernabeu. Jo vetëm që nuk i dolën truke, por driblimi i tij la shumë për të dëshiruar.

Danilo

Mbrojtësi i djathë la shumë për të dëshiruar gjatë prezantimit të tij me Real Madrid.

Theo Hernandez

Francezi u përpoq të bënte disa xhonglime gjatë prezantimit me Real Madrid, por e gjitha shkojë në mënyrë jo të mirë pasi topi gjithmonë goditej fort dhe lart.

Douglas

Prezantimi i brazilianit ishte shumë i dobët pasi emocionet nuk e lanë të shprehte asgjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco