Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Ronaldo në prag të ndeshjes së 1000-të në karrierë

Ronaldo në prag të ndeshjes së 1000-të në karrierë

11:53, 22/02/2020

Juventus luan ditën e sotme ndaj Spal në transfertë, ndeshje e vlefshme për javën e 25-të në Serie-A.

Ndeshje e lehtë në letër, por bardhezinjëve nuk u lejohet asnjë gabim pasi aty pranë qëndrojnë Lazio dhe Inter, të cilët janë të gatshëm për të përfituar nga një hap fals i juventinëve.

Megjithatë lojtarët e Juventus do të jenë dyfish të motivuar, pasi shoku i tyre i klubit, Cristiano Ronaldo në ndeshjen e sotme regjistron ndeshjen e 1000-të në karrierë dhe fitorja do të ishte mënyra më e mirë për të festuar.

Image

Madje, Ronaldo në sfidën e sotme do ketë mundësinë të vendosë një rekord teksa mund të barazoj dy legjenda të Serisë A si Quagliarela dhe Batistuta të cilët ia kanë dalë të shënojnë në 11 ndeshje radhazi.

 Për momentin, sulmuesi i Juventus është ndalur në kuotën e 10 ndeshjeve dhe sot do provojë të shënoj emrin e tij mes më të mirëve në historinë e elitës së futbollit në Itali.  

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco