Ish-trajneri i Kosovës lëshon deklaratën e fortë: Në futbollin kosovar përdoret doping!

Ish-trajneri i Kosovës lëshon deklaratën e fortë: Në futbollin kosovar përdoret doping!

10:51, 22/02/2020

Ish-trajneri i përfaqësuese së Kosovës, Albert Bunjaki, ka lëshuar një deklaratë të fortë në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

Bunjaki është shprehur së në Kosovë, futbollistët përdorin substanca të palejuar për të përmisuar performancën e tyre fizike.

Siç dihet për përdorimin e dopingut në futbollin kosovar ka patur dyshime të mëdha gjatë 20 viteve të fundit, ndërsa tani trajneri siguron se këto substancat përdoren brenda futbollit.

Megjithatë, pas anëtarësimit të Kosovës në UEFA e FIFA, autoritetet përgjegjëse e kanë për detyrë ta mbajnë një nivel më të lartë të standardeve për lojtarë dhe klube, në mënyrë që t’i shmangen dënimeve nga shtëpitë e mëdha të futbollit.

Image

Përkundër kësaj, në Kosovë ende nuk është themeluar asnjë institucion ose organ kontrollues kundër përdorimit të dopingut. Sipas Albert Bunjakit, i cili është instruktor teknik në UEFA dhe menaxher i Feronikelit, është problem i madh në futbollin kosovar.

“Duhet të kemi programe për doping. Dopingu është problem shumë i madh në Kosovë. Ne mundemi me e mbyll këtë temë dhe mundemi të mos e diskutojmë, mirëpo dopingu ekziston në futbollin e Kosovës, mjerisht”, ka deklaruar Bunjaki.

“Ekziston ky problem, ka ekzistuar edhe më herët dhe ekziston edhe tani. Mirë është të bisedohet me lojtarë, ta kemi edhe qendrën e dopingut”.

Kosova nuk është ende e anëtarësuar në agjencinë ndërkombëtare kundër dopingut ËADA. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kishte deklaruar vitin e kaluar se Kosova s’i ka pajisjet e nevojshme për t’u pranuar në këtë agjenci.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco