Rinovimi i kontratës nga ana e Ramos, flet Zidane: . Personalisht, dua që Sergio të...

Rinovimi i kontratës nga ana e Ramos, flet Zidane: . Personalisht, dua që Sergio të...

08:48, 22/02/2020

Në media spanjolle u përhap lajmi se bisedimet mes Real Madrid dhe Sergio Ramos për rinovimin e kontratës janë duke ecur me hapa të ngadaltë.

E gjitha kjo ndodhte pasi kapiteni e “Los Blancos” kërkon një kontratë më të gjatë se 1- vjeçare, e cila bie ndesh me politikën e klubit, që nuk u ofron një marrëveshje më të gjatë se 12 muaj futbollistëve që kanë kaluar moshën 32 vjeç.

Mirëpo trajneri i madrilenëve, Zinedine Zidane i pyetur së fundmi mbi këtë temë, beson se kapiteni do të vazhdojë të qëndrojë te madilen.

“Rinovimi i Ramos? E shoh me sy të mirë këtë proces. Personalisht, dua që Sergio të jetë gjithmonë me mua, me ne”, u shpreh Zizu.

“Ramos asnjëherë nuk ka qenë zëvendësues me Zidane? Është pyetje e mirë. Gjëja më e rëndësishme duhet pasur parasysh, se Sergio është kapiteni ynë, udhëheqësi ynë, referenca jonë… Më duhet të marr vendime për skuadrën. Ai është shumë i rëndësishëm për të gjithë lojtarët këtu. Edhe unë kam qenë zëvendësues tri, ose katër herë (qesh)”.

Ramos ka regjistruar deri më tani 636 paraqitje me Los Blancos, ku ka shënuar 91 gola.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco