Napoli fiton ndaj Brescias, lëshon ‘sinjale’ për Barçën në Champions

Napoli fiton ndaj Brescias, lëshon ‘sinjale’ për Barçën në Champions

22:52, 21/02/2020

Napoli ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Brescias në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Serie A.

Miqtë e gjetën vetën në disavantazh kur kishin kaluar 26 minuta lojë. Ishte Jhon Chancellor ai që shënoi për 1-0. Napoli arriti të barazonte shifrat në pjesën e dytë, me Lorenzo Insigne që tregohej i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Përmbysjen e bëri Fabian Ruiz vetëm katër minuta pas golit të barazimit. Ruiz realizoi me një gjuajtje spektakolare nga jashtë zonës. Kjo fitore me përmbysje sjell motiv shtesë për skuadrën e Gennaro Gatusso, para ndeshjes me Barcelonën në Champions League.

Napoli ngjitet në vendin e 6-të në kuotën e 36 pikëve, ndërsa në krahun tjetër Brescia mbetet me 16 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco