E zbulojnë nga Spanja, Reali ka rinovuar kontratën me sulmuesin

E zbulojnë nga Spanja, Reali ka rinovuar kontratën me sulmuesin

22:37, 21/02/2020

Real Madrid do vazhdojë t’i besojë Karim Benzema të paktën deri në vitin 2022. Sipas AS, madrilenët dhe sulmuesi kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe francezi ka hedhur firmën mbi të bardhë. Megjithatë, zyrtarizimi do të vijë vetëm në fund të sezonit.

Kontrata aktuale e sulmuesit skadonte në vitin 2021, ndërsa Benzema është pjesë e “galaktikëve” prej vitit 2009 dhe ka udhëhequr sulmin me sukses duke u shndërruar në një prej golashënuesve më të mirë në historinë e Real Madrid.

32-vjeçari është i preferuari i Zinedin Zidan edhe për shkak të sakrificës, pasi Benzema në shumë momente vihet në dispozicion të skuadrës duke shërbyer asiste. Kështu, lidhja mes francezit dhe klubit spanjoll do të vazhdojë ende në kërkim të sukseseve të radhës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco