Coronavirus mbërrin në Itali, anulohen shumë ndeshje futbolli

Coronavirus mbërrin në Itali, anulohen shumë ndeshje futbolli

22:34, 21/02/2020

Shpërthimi i një vatre të “coronavirus” në Itali ka alarmuar autoritete shëndetësore përtej Adriatikut dhe po merren masat që në krahinën e Lombardisë, ku ka pasur me shumë raste të konstatuara, të evitohen sa më shumë kontaktet në vendet publike. Kështu, në komuna të veçanta është dhënë urdhri që banorët të mos dalin nga shtëpia dhe pjesë e masave të ndërmarra është edhe ndalimi i zhvillimit të ndeshjeve të futbollit.

Federata Italiane e Futbollit ka pranuar kërkesën e ekipeve rajonale që të mos zhvilloheshin ndeshjet e kësaj jave, duke anuluar me dhjetëra takime të moshave, amatorëve, apo edhe futbollit të femrave, të cilat ishin planifikuar në të gjithë fundjavën. Si rrjedhojë  janë pezulluar për momentin mbi 50 ndeshje futbolli, nga të gjitha kategoritë për zonën e Lombardisë dhe për ato skuadra që kishin planifikuar të udhëtonin në këtë krahinë për sfidat e tyre.

Ndërkohë, edhe klubi i Piaçencës ka bërë të ditur se kishte ndërprerë stërvitjet e ekipeve të moshave, pasi shumë prej djemve vinin nga zonat e prekura dhe ku ishte dhënë urdhër që të evitohej sa më shumë dalja në rrugë. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco