Skandali/ Pezullohet nga detyra ‘krahu i djathtë’ i presidentit të Barcelonës, Bartomeu

Skandali/ Pezullohet nga detyra ‘krahu i djathtë’ i presidentit të Barcelonës, Bartomeu

21:48, 21/02/2020

Presidenti i Barcelonës, Bartomeu është takuar në mënyrë urgjente me drejtuesit e tjerë të klubit për të analizuar gjithçka po ndodh në orët e fundit me klubin katalanas.

Një pjesë e Bordit të Drejtorëve të Barcelona kanë kërkuar dorëheqjen e Josep Maria Bartomeut. Kështu shkruan 'Mundo Deportivo ’, duke shtuar se kjo pritet të ndodhë me një marrëveshje në fund të sezonit por jo shumë anëtarë të klubit pajtohen me këtë ide.

Emili Rousaud - nënkryetar institucional, Jordi Cardoner - gjithashtu nënkryetar, me një marrëdhënie të mirë me tifozët  dhe, sipas 'AS', Maria Teixidor - drejtoreshë përgjegjëse për futbollin e grave janë pro idesë për shkarkimin e Josep Maria Bartomeut.

Por Bordi i Barcelonës ka marrë një tjetër vendim duke pezulluar nga detyra krahun e djathtë të presidentit, Bartomeu, Jaume Masferrer, shkruan “Mundo Deportivo”, raporton SYRI.net.

Mes rezultateve zhgënjyese, tensioneve mes futbollistëve dhe drejtuesve, zërave për një largim të mundshëm të Leo Messit, një tjetër skandal ka përfshirë kampin blaugrana prej dy ditësh.

“Cadena Ser” zbuloi se Barcelona ka financuar kompaninë “I3 Ventures” për të pasur një fushatë në rrjetet sociale kundër simboleve të Barcelonës si Mesi, Ksavi, Pike apo Guardiola dhe për të lartësuar figurën e Bartomeut. Takimi u zhvillua në një restorant dhe palët diskutuan ashpër për mënyrën se si po menaxhohet klubi në këto momente të vështira.

Kujtojmë që dy ditë më para dha dorëheqjen drejtoresha e financave te Barcelona, Monserat Font. / SYRI.net / O.M

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco