Cobinah: Zhdukem në fushë? Është strategji, pasi kur...

Cobinah: Zhdukem në fushë? Është strategji, pasi kur...

21:08, 21/02/2020

Golin e dytë të Tiranës ndaj Kukësit e shënoi Torasa, por pa dyshim merita kryesore shkon për Cobinah, me atë vallëzim mes mbrojtësi të Kukësit. Pas ndeshjes, sulmuesi ganez shpjegoi edhe strategjinë e tij për të qenë efikas në momente të veçantë të sfidës.

“Është sezoni i dytë në Superiore, jam përshtatur  më shumë me të gjithë njerëzit, prandaj jam në një formë të mirë. Skuadra tani është kthyer bindshëm. Zhdukem në fushë? Është strategji, pasi kur lodhem mundohem të rikuperoj energjitë, prandaj duket sikur zhdukem.

Më mirë me Ngoonë apo me Muçin?

Nuk mund t’i ndaj, Muçi është i ri, Ngoo ka eksperiencë. E rëndësishme është që karakteristikat ndërthuren me grupin dhe japim diçka të mirë në fushë.

Derbi një shans i artë për t’u shkëputur…

Nuk jap deklarata fitoj apo shënoj. Ajo që mund të them është se jemi në një formë të mirë dhe me moral të lartë. Kemi shumë besim te vetja, ajo që mund të them është se nuk do të humbim. Nga nesër mendojmë për derbin dhe do i marrim ndeshjet një nga një.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco