VIDEO/ Ndeshje spektakolare, Tirana fiton me përmbysje ndaj Kukësit

VIDEO/ Ndeshje spektakolare, Tirana fiton me përmbysje ndaj Kukësit

20:04, 21/02/2020

Ka përfunduar ndeshja mes Tiranës dhe Kukësit, e vlefshme për javën e 23-të në Kategorinë Superiore.

Bardheblutë fituan 2-1 me përmbysje ndaj verilindorëve.

Ndeshja ka qenë e luftuar deri në minutat e fundit mes të dy ekipeve, ku rastet për gol kanë qenë të shumta.

Fillimisht ishte Kukësi që kaloi në avantazh. Në minutën e 52' Verilindorët shënuan falë autogolit të Kristi Vangjelit.

Mirëpo kryeqytetasit do të arrinin përmbysjen e madhe, të cilët iu falën supergolit të Idriz Bathës dhe saktësisë së Agustin Torasës.

Me fitoren e sotme Tirana mori kreun e renditjes me 44 pikë ndërsa Kukësi qëndron në vend të dytë me 42 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco