VIDEO/ Përfundon pjesa e parë, mungon goli në Kukësi - Tirana

VIDEO/ Përfundon pjesa e parë, mungon goli në Kukësi - Tirana

18:48, 21/02/2020

Ka përfunduar në barazim pa gola pjesa e parë ndërmjet Kukësit dhe Tiranës e vlefshme për javën e 23-të në Kategorinë Superiore.

Të dy skuadrat patën rastet e arta për shënim por pa mundur të finalizojnë pasi portierët ishin vendimtarë, shkruan SYRI.net.

Tirana ishte shumë pranë golit në sfidën që po luhet në "Air Albania". Në minutën e 5’ Kobina ndalet nga portieri Xhika në momentin e fundit, teksa topi ka përfunduar në rivënie fundore.

Në minutën e 25’, verilindorët arritën të shënoni me anë të Shkurtajt, por goli anulohet, pasi gjyqtari kishte akorduar më herët faull në sulm ndaj Vangjelit.

Pritet starti i fraksionit të dytë të lojës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco