Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Transferimi i Braithwaite, flet trajneri Setien

Transferimi i Braithwaite, flet trajneri Setien

16:44, 21/02/2020

Në mungesë të dy sulmuesve kryesor, Luis Suarez dhe Ousmane Demble, klubi i Barcelonës u detyra të futej në merkaton për gjetjen e një sulmuesi.

Katalanasit ditën e djeshme zyrtarizuan transferimin e Martin Braithwaite nga skuadra e Leganesit. Mirëpo transferimi i 28 vjeçarit danez u prit me skepticizëm nga tifozët. Megjithatë trajneri i blaugranëve, Quique Setien nuk është i këtij mendimi.

Në një prononcim për mediat katalanase tekniku u shpreh se ka besim të plotë te Braithwaite.

“Sigurisht që do ta shohim  si startues, por ne duhet do ta vendosim se kur. Ndoshta për nesër është e parakohshme” ka thënë Setien,.

"Ne kemi shumë besim në Braithwaite sepse ne e kemi ndjekur atë për një kohë të gjatë dhe e dimë se çfarë mund të kontribuojë. Jo vetëm për shkak të cilësisë së tij, por edhe për shkak se koka e tij funksionon shumë mirë, ” tha Setien.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco