Mesfushorin e Lyonit e duan të gjithë, kushton 50 milion euro

Mesfushorin e Lyonit e duan të gjithë, kushton 50 milion euro

13:34, 21/02/2020

Houssem Aouar përfundon në shënjestrën e Juventusit. Mesfushori i talentuar francez që po shkëlqen këtë vit shihet si një përforcim i mundshëm për bardhezinjtë dhe këtë fakt e pranon presidenti i Lyonit, Aulas.

Ai tha se nuk ka një ofertë zyrtare, por bisedime mes drejtuesve për fantazistin e skuadrës së tij dhe se dy përballjet mes ekipeve në Champions do të ndikojnë shumë në negociatat e mëvonshme.

Aouar prej kohësh ka tërhequr edhe vëmendjen e klubeve të tjera të mëdha si Liverpool, Manchester City e Real Madrid dhe Lyon për kartonin e tij kërkon të paktën 50 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco