Miliona dollarë fitime në duelin Fury-Wilder

Miliona dollarë fitime në duelin Fury-Wilder

10:02, 21/02/2020

Boksierët Tyson Fury dhe Deontay Wilder do të përfitojnë secili nga 5 milionë dollarë për duelin që do të zhvillojnë mbrëmjen e nesërme (22 shkurt) në Las Vegas.

Kjo është shuma e barabartë që është akorduar nga organizatorët e këtij dueli për të dy boksierët.

Gjithsesi, kjo shumë pritet të rritet, pasi boksierët dhe organizatorët parashikojnë një shitje “boom” të të drejtës televizive PPV (pay per view-paguaj për ta parë).

Kjo mund të sjellë një arkëtim ekstra prej 25 milionë dollarë për secilin boksier.

Sipas organizatorëve, kjo sfidë mund të shkojë deri në 2 milionë PPV, ndërkohë që sfida e parë mes tyre, në dhjetor të 2018-ës, solli 325 mijë PPV. Dueli i parë u mbyll në barazim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco