Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Juventusi planifikon blerjen e sulmuesit të Manchester Cityt

Juventusi planifikon blerjen e sulmuesit të Manchester Cityt

09:41, 21/02/2020

Maurizio Sarri i dha një shans tjetër këtë verë Gonzalo Higuainit, që të mbetet te Juventusi, por sulmuesi argjentinas nuk po bind dhe shpeshherë është nisur nga stoli, ndërsa drejtuesit e klubit bardhezi kanë filluar të mendojnë për një tjetër sulmues për sezonin e ri.

Në krye të listës mbetet ish-kapiteni i Interit, Mauro Icardi, që këtë sezon po luan në huazim te Paris Saint Germain, por së fundi ka dalë në skenë një tjetër emër i bujshëm, braziliani i Manchester Cityt, Gabriel Jesus.

Ambienti në klubin anglez nuk është fort i qetë, pas bllokimit që UEFA u bëri për dy sezone në kupat europiane, dënim që nëse do të konfirmohet edhe në apel, do të pasohet me një eksod futbollistësh nga City.

Megjithatë sulmuesi brazilian nuk ka luajtur rregullisht kohët e fundit, pasi në shumicën e rasteve Guardiola ka preferuar Sergio Agueron, ndaj drejtuesit e klubit anglez do të ishin të hapur të negocionin shitjen e Gabriel Jesus, për një shifër prej minimalisht 70 milionë eurosh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco