Rangers përmbysi rezultatin nga 0-2 në 3-2, vlerësimi për Florian Kamberin

Rangers përmbysi rezultatin nga 0-2 në 3-2, vlerësimi për Florian Kamberin

09:06, 21/02/2020

Sulmuesi i Shqipërisë, Florian Kamberi, iu gëzua fitores me përmbysje të skuadrës së tij Glasgou Rangers ndaj Bragës nga 0-2 në 3-2, në takimin e parë të 1/32-ave të finaleve të Europa League.

Futbollisti kuqezi u inkuadrua në lojë në minutën e 68-të të takimit dhe më pas ekipi i njohur skocez arriti të kthente tërësisht ndeshjen në favorin e vet.

Mediat skoceze vlerësuan impenjimin e 25-vjeçarit në krahun e majtë sulmit si dhe ndryshimin që i dha ritmit të skuadrës së Rangers, por shpërdoroi një rast të mirë për të kaluar skuadrën në avantazh në minutën e 80-të të takimit, dy minuta përpara se Rangers të merrte tërësisht ndeshjen nën kontroll.

Pavarësisht fjalëve të mira për lojën në fushë, shpërdorimi i një rasti të mirë për të shënuar i bëri mediat skoceze ta vlerësojnë Kamberin me notën 5.

Megjithatë, përmirësimi i tij nga ndeshja në ndeshje është sinjali i duhur për teknikun Gerard në mënyrë që Kamberi të fitojë akoma më shumë minuta në fushë.

“Florian Kamberi (5): Zëvendësoi Kent dhe ndryshoi lojën në krahun e majtë. I dha Rangers-it më tepër ritëm dhe mundësi për të kërcënuar kur kishin nevojë dhe në pjesën e dytë iu afrua golit”, shkruhet në vlerësimin për Kamberin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco