Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Haaland: Messin apo Ronaldon? Ja përgjigja e talentit norvegjez

Haaland: Messin apo Ronaldon? Ja përgjigja e talentit norvegjez

23:33, 20/02/2020

Erling Braut Haaland është padyshim njeriu i momentit. Talenti norvegjez po zhvillon paraqitje të shkëlqyera me fanellën e Dortmund.

Së fundmi 19 vjeçari ka dhënë një intervistë për mediat ku është shprehur se nuk e kishte imagjinuar që do ta fillonte kështu aventurën tek klubi gjermane.

Ndërsa pyetjes se kë do të zgjidhte mes Ronaldos dhe Messit, Haaland nuk i është përgjigjur pasi për të të dy janë fantastikë.

 "Ka qenë një muaj i mirë, kam ardhur në një klub të madh me lojtarë të shkëlqyer. Është bukur të luaj me ta. Nuk mund ta imagjinoja një fillim të tillë, por përsëri jam i uritur të bëj më shumë."
 

Messi apo Ronaldo? "Nuk mund t'i përgjigjem. Më pëlqejnë të dy, ata janë fantastikë."
 

Tre Kupa Botërore apo tre Liga Kampionësh? " Më duhet të them Kupën e Botës". (marrë nga tuttomercatoweb)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco