FOTO/ Pas Ibrës, Milani pritet të transferojë një tjetër veteran

FOTO/ Pas Ibrës, Milani pritet të transferojë një tjetër veteran

22:51, 20/02/2020

Mbrojtësi veteran, Thiago Silva pritet të bëjë një rikthim të bujshëm drejt Milanit.

Është agjenti i Thiago Silva, Paulo Tonietto, i cili ka hapur derën për mbrojtësin e PSG që të kthehet në Milano. Braziliani do të dalë lojtar i lirë këtë verë, sepse nuk i është ofruar një zgjatje kontrate në “Parc des Princes”.

Tonietto foli për “Tutomercatoweb” mbi të ardhmen e Silva-s, duke thënë: “Ai gjithmonë ka pasur një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Milanin. Nëse nuk rinovojmë me PSG, gjithçka është e mundur”.

Thiago Silva dhe Zlatan Ibrahimovic ishin pa dyshim dy lojtarët kryesorë të triumfit të fundit të Milanit në Serie A. Dyshja u largua tetë vite më parë drejt PSG-së dhe historia e kuqezinjve në vitet e fundit dihet tashmë. Gjiganti suedez u rikthye në janar, si lojtar i lirë, pas aventurës në MLS, ndoshta do ta ndjekë në këtë rrugë edhe mbrojtësi 35-vjeçar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco