Braithwaite flet për herë të parë si lojtar i Barçës: Është një ëndërr e bërë realitet

Braithwaite flet për herë të parë si lojtar i Barçës: Është një ëndërr e bërë realitet

22:34, 20/02/2020

Tashmë është zyrtare, Barcelona ka blerë sulmuesin Martin Braithwaite për të zëvendësuar të dëmtuarin Ousmanne Dembele.

Futbollisti danez e quajtur këtë kalim si një ëndërr të bërë realitet.

 “Jam i emocionuar, sepse është një ëndërr e bërë realitet. Të gjithë duan të luajnë për një klub të tillë. Objekti im është të fitoj tituj. Është një klub me presion dhe pritshmëri të larta. Çfarë lojtari jam? Shumë teknik, i shpejtë, i fortë, inteligjent. Objektiv kryesor është të shënoj gol,” ishin fjalët e para të 28 vjeçarit danez që kaloi nga Leganes te Barcelona për 18 milionë euro.

Kujtojmë që Braithwaite  te Barcelona do të veshë fanellën me numrin 19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco