VIDEO/ Lojtari feston pranë tifozëve kundërshtarë, por shikoni gjestin provokues të tij!

VIDEO/ Lojtari feston pranë tifozëve kundërshtarë, por shikoni gjestin provokues të tij!

21:45, 20/02/2020

Një episod i pakëndshëm ka ndodhur në stadiumin “Alfonso Perez Munoz” të Spanjës ku po luhej ndeshja Getafe-Ajax, e vlefshme për 1/16-tat në Europa League.

Sulmuesi i ekipit vendas, braziliani Deyverson, pasi shënoi golin në minutën e 36-të, shkoi të festonte me pak provokim poshtë tifozerisë mike, atë holandeze.

Disa sende u hodh në drejtim të tij por lojtarin nuk e preku asgjë. Deyverson me dinakëri u shtri për ta marrë çakmakun dhe më pas simuloi hapur sikur ishte goditur, por në të vërtetë gjithçka ishte “teatrale”.

Në fund Getafe fitoi me rezultatin 2-0 përballë Ajaxit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco