VIDEO/ Manchester United nuk arrin të fitojë, ndalet në barazim nga Club Brugge

VIDEO/ Manchester United nuk arrin të fitojë, ndalet në barazim nga Club Brugge

21:11, 20/02/2020

Manchester United  u ndal në barazim 1-1 në transfertën ndaj Club Brugge, ndeshje e vlefshme për fazën e 1/16 në Europa League.

Vetëm minuta e 15 lojë kishin kaluar kur vendasit gjetën golin. Nga një aksion tërësisht të evitueshëm për Manchester United, që mund ta kalonin pa pësuar gol. Por në këtë mendim nuk ishte portieri Romero, që kërkoi të ngrohte pak muskujt duke bërë një dalje të pakuptimtë nga zona. I gjendur në vendin e gabuar dhe pasi kishte braktisur portën, vetëm mund të ndiqte me sy sesi parabola shkon në rrjetë, ndoshta duke mos kuptuar as veten për veprimin që bëri

United u kthyen në lojë në minutën e 36’ të takimit, duke gjetur golin me Anthony Martial, por kjo ishte e gjitha ajo që ato arritën të bëjnë.

Tashmë, gjithçka mbetet të vendoset në ‘Old Trafford’, sa i përket skuadrës që do të kalojë tutje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco