Inter fitoi me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Ludogorets në transfertë, e vlefshme për fazën e 1/16 në Europa League.
Dukej një ndeshje e thjeshtë për zikaltërit, por për të parë golin e parë do të duhej të prisnim minutën e 71-të. Christian Eriksen ishte ai që kaloi italianët në avantazh. Ky ishte dhe goli për danezin m e fanellën e Interit.
Golin e dytë për milanezët e shënoi Lukaku me anë të një penalltie në minutën e 94.
Kështu Inter ka hedhur një hap të sigurt për kualifikimin në raundin tjetër të këtij kompeticioni.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: