Nga Ronaldo e Simeone tek Neymar, Lionel Messi flet ‘pa doreza’

Nga Ronaldo e Simeone tek Neymar, Lionel Messi flet ‘pa doreza’

17:28, 20/02/2020

Lionel Messi ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Mundo Deportivo”, ku ka folur për jetën e tij private dhe atë futbollistike.

Ylli argjentinasi vendosi të tregohej i hapur  me gazetarët, duke iu përgjigjur çdo pyetjeje. Ndër pyetjet që iu bënë Messit ishin dhe ato mbi performancën e Ronaldos, mendimi për trajnerin Simeone si dhe kthimin e Neymar.

Çfarë mendoni për performancën e Cristiano Ronaldos?

Normal që ai vazhdon të shënojë, është një sulmues grabitqar, i pëlqen të shënojë, çdo ndeshje që luan kërkon shënojë. 

Çfarë mendoni për Cholo-n, i cili është kritikuar si trajner?

Unë mendoj se ai ka bërë një punë spektakolare. Vit pas viti skuadra po rinovohet, lojtarët vijnë dhe ikin dhe vazhdojnë të performojnë me një ide loje të shumë kohëve më parë. Kjo është arsyeja pse jep dhe ka shumë merita për të qenë kaq shumë vite dhe gjithmonë konkurrues.

Rikthimi i Neymar?

“Unë e kam thënë për një kohë të gjatë. Neymar është një nga futbollistët më të mirë në botë dhe unë do ta dëshiroja ta shikoja duke u kthyer te Barcelona. Ne jemi duke e pritur atë”, ka deklaruar Messi,.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco