Ikja e italianëve, klubi i Dinamos sqaron opinionin publik

Ikja e italianëve, klubi i Dinamos sqaron opinionin publik

16:45, 20/02/2020

Ditën e sotme në media u publikua një lajm se Dinamo kishte larguar italianët nga skuadra dhe se në stolin e skuadrës kishte rikthyer, Igli Allmuçën dhe Julian Brahjan.

Mirëpo pak çaste më parë, zyrtari i klubi “Blu” ka dalë në një deklaratë, ku ka sqaruar opinionin publik  për zhurmën e krijuar sëfundmi.

Deklaratë e zyrtari:

“Duke marrë shkas nga lajmet e publikuara sëfundmi në media, F.K Dinamo dëshiron të bëjë me dije së pari të gjithë tifozët Blu,
opinionin sportdashës dhe median se situata në ekip është e qetë dhe se të gjithë janë të përqendruar vetëm në ndeshjen e radhës.

Duhet të kuptojmë që të tilla lajme të përhapura me ose padashje përpara një ndeshje tepër të rëndësishme, ndikojnë vetëm negativisht në qetësinë e grupit, lojtarëve dhe të stafit teknik.

Duke falenderuar edhe njëherë tifozët dhe grupin ultras për mbështetjen, kërkojmë që edhe njëherë të jemi të gjithë bashkë, në krijimin e një fryme pozitive dhe të japim mbështetjen maksimale për skuadrën."

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco