Skandali te Barcelona, vjen dorëheqja e parë. Largohet pas 16 vitesh te katalanasit…

Skandali te Barcelona, vjen dorëheqja e parë. Largohet pas 16 vitesh te katalanasit…

16:20, 20/02/2020

Nuk ka paqe te Barcelona. Klubi blaugrana po përjeton një fillim viti 2020 të tmerrshëm.

Mes rezultateve sportive zhgënjyese, tensioneve mes futbollistëve dhe drejtuesve, zërave për një largim të mundshëm të Leo Mesit, një tjetër skandal ka përfshirë kampin blaugrana prej dy ditësh. 

TAKIM URGJENT

Presidenti Bartomeu është takuar ditën e djeshme në mënyrë urgjente me drejtuesit e tjerë të klubit për të analizuar gjithçka po ndodh në orët e fundit. “Cadena Ser” zbuloi se Barcelona ka financuar kompaninë “I3 Ventures” për të pasur një fushatë në rrjetet sociale kundër simboleve të Barcelonës si Mesi, Ksavi, Pike apo Guardiola dhe për të lartë suar figurën e Bartomeut. Takimi u zhvillua në një restorant dhe palët diskutuan ashpër për mënyrën se si po menaxhohet klubi në këto momente të vështira.

DORËHEQJE

Por skandali i marrëveshjes 1 milion euroshe nuk është lajmi i vetëm negativ në këto orë te Barcelona. Revista javore “El Triangle” ka njoftuar dorëheqjen e parë në klub. Bëhet fjalë për drejtoreshën e financave Monserat Font, e cila nga 1 marsi nuk do të jetë më në krye të financave të skuadrës katalanase. Ajo ishte personi përgjegjës që kishte hedhur firmën në kontratën e bërë me kompaninë “I3 Ventures”.

Font punonte te Barcelona që nga viti 2005 dhe largimi i saj i hedh akoma më shumë benzinë zjarrit, i cili është bërë shumë i vështirë për t’u kontrolluar. E ardhmja e Bartomeut është vënë gjithashtu në pikëpyetje, edhe pse ajo do të skadojë në verën e vitit 2021. Problemet shtohen akoma më shumë për ekipin, tani që është pjesa më e rëndësishme e sezonit dhe do të luhen ndeshjet delikate si ndaj Realit të Madridit në kampionat dhe Napolit në Ligën e Kampioneve./ panorama sport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco