VIDEO/ Fury ofendon Wilder para duelit të madh: Mamaja jote është...

VIDEO/ Fury ofendon Wilder para duelit të madh: Mamaja jote është...

15:51, 20/02/2020

Vetëm dy ditë na ndajnë nga përballja e madhe mes Deontay Wilder dhe Tyson Fury.

Kjo do të jetë përballja e tyre e dytë, ku do të luhet për titullin e WBC.

Amerikani Wilder luan për të mbrojtur titullin kampion, ndërsa Fury kërkon hakmarrjen për humbjen në ndeshjen e parë.

Në konferencën e zakonshme para ndeshjes në Las Vegas, nuk kanë munguar ngacmimet mes tyre.

Si gjithmonë është Fury protagonist, i cili në një debat përmend mamanë e kundërshtarit.

Debati në fjalë ishte se kush është boksieri më i mirë në botë. Wilder përgjigjet se ai vetë është numri një dhe Fury numri dy.

Por, nuk ka po të njëjtin mendim 31-vjeçari. “Ti je numri tre në botë”, i thotë anglezi. “Pse kush është i dyti”, i kthehet menjëherë Wilder. “Mamaja jote”, është përgjigja e Gypsy King.

Amerikani filloi duke qeshur dhe i tha që mamaja e tij meriton të jetë në vend të parë. Gjatë konferencës nuk mungoi dhe konflikti fizik mes tyre. Përballja e vërtetë është ditën e shtunë në Nevada.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco