Hysaj bëhet gati për të luajtur kundër Barcelonës

Hysaj bëhet gati për të luajtur kundër Barcelonës

09:44, 20/02/2020

Elseid Hysaj nuk kërkon të mungojë për asnjë arsye në sfidën e parë të raundit të 1/8-ave të Champions League ndaj Barcelonës, sfidë që do të zhvillohet mesjavën e ardhshme në “San Paolo”.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, i cili u dëmtua në sfidën e fundit të Serie A ndaj Cagliarit, ka djegur të gjitha etapat duke dalë në stërvitje që këtë të mërkurë, edhe pse mediat aluduan se do të mungonte rreth 15 ditë.

Hysaj, i cili është një lojtar shumë i rëndësishëm në zgjedhjet e trajnerit të Napolit, Genaro Gattuso, e ka hedhur pas shpatullave dëmtimin dhe me shumë gjasa do të jetë gati për sfidën ndaj Barcelonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco