Guardiola komenton  vendimin e UEFA-s për Manchester Cityn dhe të ardhmen e tij

Guardiola komenton vendimin e UEFA-s për Manchester Cityn dhe të ardhmen e tij

09:20, 20/02/2020

Pas fitores 2-0 me West Hamin në javën e 26-të të Premier League-s, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, komentoi përtej këtij suksesi, situatën që po kalon klubi pas vendimit të UEFA-s për ta pezulluar për dy sezonet e ardhshme nga kupat e Europës për shkak të mosrespektimit të rregullave të Fair Play-t Financiar dhe sponsorizimit.

“Qëndroj te City 100%. Sigurisht, nëse nuk më shkarkojnë. Ky është një klub i veçantë. Deri në fund të kontratës do të qëndroj këtu. Dua të qëndroj. E pse do të më duhet të largohem? E dua këtë shoqëri, ndaj s’kam pse largohem. E aq më tepër në këtë situatë. Gjatë tre muajve të ardhshëm do të mendojmë vetëm për sezonin, pastaj të shohim se cili do të jetë vendimi. Për mua nuk do të ketë asnjë rëndësi vendimi, sepse do të qëndroj”, tha tekniku i Manchester Cityt.

Trajneri spanjoll ka besim në vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, në Lozanë të Zvicrës, do t’u japë të drejtë Citizens.

“Sa i përket këtij vendimi të UEFA-s, ne jemi optimistë. Në fund do të triumfojë e vërteta dhe sezonin e ardhshëm, nëse do të kualifikohemi në Champions, do të jemi aty. Kur beson se je nga ana e së drejtës, duhet të luftosh. Kam 100% besim te shoqëria, për atë që ka bërë dhe për atë që më ka shpjeguar”, deklaroi Guardiola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco