Mourinho gjen krahasimin për humbjen me Leipzig: Sikur luftuam me pistoletë pa plumba

Mourinho gjen krahasimin për humbjen me Leipzig: Sikur luftuam me pistoletë pa plumba

09:03, 20/02/2020

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, është i bindur se skuadra e tij e ka çdo mundësi për ta mposhtur Leipzigun në ndeshjen e kthimit në 1/8-ën e finales së Ligës së Kampionëve në transfertë, në përpjekje për ta siguruar një vend në mesin e tetë më të mirëve në këtë garë.

Leipzig bëri një hap të rëndësishëm, duke e fituar ndeshjen e parë 1-0 në Londër, falë golit të Timo Werner me penallti.

Trajneri portugez këmbëngul se nuk ka problem rezultatin, por lodhjen e lojtarëve si pasojë e ndeshjeve të shpeshta.

“Ishte një situatë sikur të shkosh për të luftuar me pistoletë pa plumba. Mund të thoni se patëm fat në disa momente, por një portier i madh i bëri dy pritje të mahnitshme”, tha Mourinho.

“Nuk merakosem për rezultatin 1-0, sepse ne mund të shkojmë atje dhe të fitojmë. Ajo që më shqetëson është fakti se do të luajmë me të njëjtit lojtarë në shumë ndeshje të ardhshme”, tha tekniku portugez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco