Lionel Messi flet për ngjarjet e ndodhura së fundmi në klubin e Barcelonës

Lionel Messi flet për ngjarjet e ndodhura së fundmi në klubin e Barcelonës

23:25, 19/02/2020

Në një intervistë ekskluzive për “Mundo Deportivo”,  Lionel Messi ka folur për shumë tema, por më e rëndësishmja ka qenë ajo në lidhje me situatën e fundit në kampin e Barcelonës.

Intervista e plotë do të publikohet nesër, mirëpo media e njohur ka publikuar disa pjesë të saja.

Disa ditë më parë një media spanjolle kishte publikuar disa të dhëna, ku pretendonte se klubi i futbollit Barcelona kishte lidhur një kontratë me kompaninë “I3 Ventures” në mënyrë që ajo të krijojë opinion kundër disa futbollistëve.

Mirëpo këto u mohuan kategorikisht nga presidenti Bartomeu, i cili kërkojë një takim me lojtarët për të qetësuar disi situatën.

Messi u shpreh se kur e pa lajmin u befasua dhe se do të presë se si do të përfundojë kjo situatë e krijuar.

"Më befasoi, nuk isha këtu, po udhëtoja (ai ishte në Dubai). Kur arrita në katalonjë mësova gjithçka. Presidenti na tha të njëjtat gjëra që ka thënë në publik: si ishin gjërat dhe çfarë kishte ndodhur, por nuk mund t'ju them më shumë. Ky rast është shumë i çuditshëm, sepse palët thonë se kanë prova. Ne do të shohim se si do të përfundojë, nëse do të jetë e vërtet apo jo. Ne nuk mund të themi më shumë për momentin ", përfundoi Argjentinasi.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco