Atalanta hap të rëndësishëm drejt kualifikimit, mposht lehtësisht Valencian

Atalanta hap të rëndësishëm drejt kualifikimit, mposht lehtësisht Valencian

23:00, 19/02/2020

Atalanta ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në çerekfinale të Champions Leagues.

Të besuarit e Gasperinit fituan me rezultatin 4-1 ndaj Valencias, ndërsa Berat Gjimshiti u detyrua të qëndrojë në stolin rezervë pasi kishte dhimbje disa minuta para se të startonte ndeshja.

Mbrojtësi shqiptar “detyroi” Gasperinin të bënte ndryshime në formacion duke aktivizuar Mattia Caldaran.

Hans Hateboer me dy gola, Josip Ilicic dhe Remo Freuler ishin golashënuesit e Atalantës në këtë paraqitje të paharruar të tyre në “San Siro”.

Golin e vetëm për Valencian e ka shënuar Denis Cheryshev.

Ndeshja e kthimit në Valencia, luhet më 10 mars.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco