VIDEO/ Leipzig bën surprizën, mposht Tottenham në transfertë

VIDEO/ Leipzig bën surprizën, mposht Tottenham në transfertë

23:00, 19/02/2020

Ka përfunduar ndeshja mes Tottanham dhe Leipzig, e vlefshme për fazën e 1/8-ve në Champions League.

Gjermanët dolën triumfues me rezultatin minimal 1-0 në transfertën  ndaj Spursave.

Ka qenë një ndeshje mjaftë e bukur dhe e luftuar nga të dy skuadrat, ku rastet për gol nuk kanë munguar.

Mirëpo goli i vetëm i kësaj sfide do të vinte në minutën e 58-të. Leipzig fitoi një penallti pas një ndërhyrje të gabuar të mbrojtësit të Spursav, Ben Davies. Timo Werner u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke kaluar të tijtë në avantazh.

Tottenham do të tentonte deri në minutat e fundit për të shënuar, por pa rezultat.

Kështu skuadra gjermane hedh një hap të sigurt për kualifikimin në fazën tjetër të këtij kompeticioni.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco