VIDEO/ Pavarësisht dënimit Manchester City ia del të fitojë ndaj West Ham

VIDEO/ Pavarësisht dënimit Manchester City ia del të fitojë ndaj West Ham

22:38, 19/02/2020

Manchester City ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj West Ham në shtëpi, ndeshje e vlefshme për javën e 26-të në Premier League.

“Qytetarët”  triumfuan me rezultatin e pastër 2-0 ndaj londinezëve në “Etihad Stadium’.

Golat u shënuan nga një për çdo pjesë. Fillimisht do të ishte Rodri, i cili në minutën e 30-të shënoi me kokë për të kaluar në avantazh skuadrën e Pep Guardiolës.

Ndërsa për të pare golin tjetër do të prisnim minute e 61-të. Pasi mori pjesë në ndërtimin e një aksioni fantastik me kombinime të sakta, De Bruyne shfrytëzoi pasimin e Bernardo Silva, duke fituar duelin në diagonale me portierin e Ëest Ham, për të dërguar topin në rrjetë.

Me këtë triumf “Skyblues” u ngjitën në kuotën e 54 pikëve në vendin e dytë, ndërsa West Ham qëndron në vendin e 18-të me 24 pikë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco