Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Ishte në formacionin zyrtar, Berat Gjimshiti humb sfidën ndaj Valencias në Champions

Ishte në formacionin zyrtar, Berat Gjimshiti humb sfidën ndaj Valencias në Champions

21:15, 19/02/2020

Në "San Siro" po luhet ndeshja mes Atalantës dhe Valencias, e vlefshme për fazën 1/8 në Champions League. Mbrojtësi i Përfaqësuese shqiptare, Berat Gjimshiti ishte i përfshirë në formacionin zyrtar që u publikua nga klubi para ndeshjes, mirëpo 27 vjeçari ka qenë i pafat ta nis takimin nga minuta e parë.

Gjatë nxehmjes para nisjes së ndeshjes, Berati ka pësuar një dëmtim duke detyruar kështu trajnerin Gasperini për të bërë ndryshime në formacion. Në vend të Gjimshitit nga minuta e parë e ka nisur Mattia Caldara ndërsa mbrojtësi shqiptar i cili feston dhe datëlindjen ditën e sotme, nuk është as në stol.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco