FOTO/ Nuk do ta besoni se si dukej Haaland kur ishte 13 vjeç, sukses i paralajmëruar nga...

FOTO/ Nuk do ta besoni se si dukej Haaland kur ishte 13 vjeç, sukses i paralajmëruar nga...

20:30, 19/02/2020

Erling Haaland është njeriu i momentit pasi talenti i Dortmundit po lakmohet nga shumë klube të mëdha të Europës për lojën dhe golat e tij fantastikë.

Ishte viti 2013 kur gazeta prestigjioze norvegjeze "Aftenbladet" ka bërë një shkrim special për 13-vjeçarin Erling Haaland, i cili shënoi 4 gola në turneun “Gatecupen” ku marrin pjesë skuadra të ndryshme moshash dhe futbollistë të talentuar.

Fëmijë të talentuar, të tjerë më pak, por vëmendja bie mbi një 13-vjeçar të gjatë, të dobët por që duket se ka diçka më shumë se të tjerët.

"Kishte diçka të veçantë, e dominonte zonën dhe kundërshtarët e kishin të pamundur ta ndalonin, si me kokë, ashtu edhe me këmbë", shkruan në atë kohë gazetari i "Aftenbladet".

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco