Messi apo CR7? Babai i Haaland tregon se cilin po kopjon biri i tij që po çmend Europën!

Messi apo CR7? Babai i Haaland tregon se cilin po kopjon biri i tij që po çmend Europën!

19:01, 19/02/2020

Erling Haaland po lakmohet nga shumë klube të mëdha europiane.

Lojtari 19-vjeçar i Dortmundit deri tani ka shënuar 37 gola në këtë sezon për klube dhe kombëtaren, përfshirë këtu dy golat e mbrëmshme ndaj Paris Saint-Germainit në Champions League.

Babai i lojtarit, Alfie Haaland ka zbuluar se djali i tij ka kopjuar dietën e yllit të Juventusit, Cristiano Ronaldo për t’u bërë më i miri në botë.

“Erling është duke bërë disa sakrifica që të bëhet një ndër futbollistët më të mirë në botë. Është larguar nga shtëpia kur ishte vetëm 16-vjeçar, ku ishte vendosur në Molde dhe mund të them se ai është më profesionist se sa isha unë”, ka thënë ish-futbollist i Manchester Cityt dhe Leeds United për ESPN.

“Patrice Evra më ka treguar për dietën që mbanë Cristiano Ronaldo, duke ngrënë vetëm peshk. Erling tani po tenton të bëjë të njëjtën gjë, shkaku që Ronaldo tani është 34-vjeçar dhe ende është në formë të shkëlqyer fizike.

“Kjo dietë natyrisht po e ndihmon atë që të jetë në formë të lartë dhe ai është i gatshëm që të bëjë edhe tjera sakrifica në mënyrë që të bëhet më i miri në botë”, ka shtuar më tej babai i sulmuesit më të ri të Dortmundit.

Norvegjezi ka thyer një rekord, duke u bërë lojtari më i shpejtë që arrin të shënojë 10 gola në vetëm 7 ndeshje në Ligën e Kampionëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco