VIDEO/ Arthur turpëron trajnerin Setien, ia fut topin poshtë këmbëve

VIDEO/ Arthur turpëron trajnerin Setien, ia fut topin poshtë këmbëve

18:20, 19/02/2020

Barcelona luan ditën e shtunë ndaj Eibarit në shtëpi, ndeshje e vlefshme për javën e 25-të në La Liga.

Klubi katalanas po kryen përgatitjet e fundit për këtë sfidë që është tepër e rëndësishme për titullin kampion në Spanjë.

Mirëpo gjatë këtyre përgatitjeve ka ndodhur një moment tepër interesant, ku për protagonist ka patur trajnerin e skuadrës, Quique Setien dhe mesfushorin, Arthuro Melo.

Lojtarët e ekipit dhe trajneri po luanin me një në mes. Ai që duhej t’i kapte topin të tjerëve ishte pikërisht Setien, të cilët i është dashur të përballet me klasin e lojtarëve të ekipit katalanas.

Për ‘fatin e tij të keq’, tekniku i blaugranëve është ‘turpëruar’ nga Arthur, i cili dy herë rresht ia ka futur topin poshtë këmbëve.

Këto pamje bënë xhiron në rrjetë dhe komentet ishin të shumta. Por më i bukuri ishte ai që, Arthur siç duket do ta shohë veten si zëvendësues për pjesën tjetër të sezonit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco