Thomas Tuchel: Iu tregoj arsyen përse humbi PSG-ja ndaj Dortmundit

Thomas Tuchel: Iu tregoj arsyen përse humbi PSG-ja ndaj Dortmundit

17:46, 19/02/2020

Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel, ka thënë se Neymarit i mungoi ritmi në fushën e blertë.

Dopjeta e Erling Haaland e frymëzoi Dortmundin drejt triumfit 2-1 në shtëpi, në ndeshjen e parë të 1/16 në Ligën e Kampionëve.

Neymari shënoi golin e vetëm të PSG-së në këtë takim. Tuchel e fajëson orarin e ngjeshur të PSG-së dhe lëndimet e shumta të yjeve të skuadrës për humbjen në “Signal Iduna Park”.

“Kemi luajtur dy herë më shumë ndeshje se Dortmundi në javët e fundit. Kemi pasur shqetësime me lëndimet e lojtarëve kyçë, atyre u mungoi ritmi dhe ashpërsia e garës, siç e pamë me Neymarin”, tha Tuchel për L’Equipe.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco