Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Rebic: Përvoja e Ibrahimovic po na ndihmon shumë

Rebic: Përvoja e Ibrahimovic po na ndihmon shumë

15:48, 19/02/2020

Ante Rebic po kalon një moment magjik. Pas vështirësive në fillim të sezonit, kroati po gjen hapësirë, besim dhe gola te Milani i Stefano Piolit.

Ndeshje pas ndeshjeje, ish-lojtari i Frankfurtit është ai që ka marrë skuadrën në supe dhe po e çon drejt sukseseve.

“Më në fund unë kam mundësinë të luaj vazhdimisht dhe t’i tregoj aftësitë e mia në maksimum. Tani gjithçka përfundimisht ka shkuar mire. Për mua nuk ka qenë kurrë më e vështirë të luaj në Itali sesa në Gjermani. Unë thjesht nuk kam pasur mundësinë e duhur. Kur më jepen, në shumicën e rasteve, përfitoj nga kjo”, ka thënë kroati.

Rebic ka shënuar 6 gola në 16 paraqitje me Milanin. Të gjithë kanë ardhur në shtatë ndeshjet e fundit.

Duke hequr ndeshjen me Veronën, kroati ka shënuar në çdo takim, përfshirë dhe atë ndaj Juventusit.

Ndërkaq, për praninë e Ibras në skuadër ai është shprehur: “Është një kënaqësi e vërtetë të luaj me të, të shoh cilësinë e tij. Përvoja e tij na ndihmon shumë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco