FOTO/ Myrto Uzuni shpallet lojtari më i mirë i javës në Kroaci

FOTO/ Myrto Uzuni shpallet lojtari më i mirë i javës në Kroaci

14:03, 19/02/2020

Falë dy golave që realizoi fundjavën e kaluar ndaj Istras, Myrto Uzuni jo vetëm që i dha tre pikët Lokomotivës së Zagrebit, por u shpall edhe njeriu i ndeshjes.

Megjithatë vlerësimet për futbollistin e Kombëtares kuqezi nuk përfunduan me mbylljen e atij takimi, pasi 24-vjeçari është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Kroaci, madje është zgjedhur për herë të dytë në këtë sezon nga media “Instatsport” si lojtari më i mirë i javës në kampionatin kroat.

Uzuni po kalon një moment të shkëlqyer te Lokomotiva e Zagrebit teksa në këtë sezon është aktivizuar në 17 takime dhe ka shënuar 5 gola.

Uzuni shpreson të ndjekë gjurmët e Lirim Kastratit që u transferua zyrtarisht ditën e hënë te Dinamo e Zagrebit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco