Kepa nuk bind, Chelsea kërkon zëvendësuesin e portierit që u ble 80 milion euro

Kepa nuk bind, Chelsea kërkon zëvendësuesin e portierit që u ble 80 milion euro

13:33, 19/02/2020

Portieri spanjoll, Kepa Arrizabalaga, i cili i ka kushtuar Chelseat plot 80 milionë euro, nuk po arrin të përshtatet me ambientin, aq sa trajneri Lampard ndeshjet e fundit e ka ulur në stol 25-vjeçarin.

Pikërisht paraqitja e dobët e spanjollit ka detyruar drejtuesit e klubit anglez të nisin nga puna për të siguruar një tjetër portier për sezonin e ardhshëm.

Në krye të listës së “bluve” të Londrës, ndodhet portieri i Udineses, Juan Musso, i cili ndiqet me interes edhe nga Interi, që e konsideron pasuesin ideal e Samir Handanovic.

Për ta lënë të lirë futbollistin, drejtuesit e Udineses kërkojnë jo më pak se 30 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco