Tuchel: Edhe skuadra të tjera kanë humbur në Dortmund, e kthejmë në Paris

Tuchel: Edhe skuadra të tjera kanë humbur në Dortmund, e kthejmë në Paris

13:12, 19/02/2020

Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, ishte shumë i zhgënjyer në fund të takimit në humbjen ndaj ish-skuadrës së tij.

Gjermani tha se ekipi vuajti presingun e lartë të Dortmundit, që  bëri një ndeshje të mirë.

“Luajtëm me një sistem loje, i cili nuk na lejoi të dilnim në lojën tonë. E di që rezultati nuk është ai që dëshironim në fillim të takimit, është e lehtë të thuash se ishte faji ynë. Skuadra të tjera kanë humbur këtu, janë gjëra që ndodhin në një kompeticion të tillë”, tha Tuchel.

Më pas tekniku i parisienëve jep edhe një parashikim për takimin e kthimit.

“Do të bëjmë më të mirën tonë, sigurisht që nuk do të luajmë kështu. Besoj se gjithçka do të shkojë në favorin tonë. Skuadra i ka të gjitha cilësitë për ta kthyer ndeshjen. Do të provojmë deri në frymën e fundit”, përfundoi Tuchel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco